Pas “spastrimit” të selisë blu, shikoni cfare u gjet “brenda zyrës së Bashës”

2
0

Një makineri që numëron paratë është gjetur në selinë e Partisë Demokratike, konkretisht thuhet në zyrën e ish kreut të PD, Lulzim Basha.

Media pranë ish-kryeministrit Sali Berisha kanë publikuar sot këtë foto, ku shihet një makineritë që numëron paratë.

Siç raporton “Syri”, numëruesi i parave është gjendur në zyrën e ish-kryetarit Basha dhe që sipas tyre përdorej për të dalluar paratë e sakta nga ato false. “Ka të dhëna se në zyrën e Lulzim Bashës hynin shuma të mëdha parash, origjina e të cilave mbetet mister”, shkruan kjo media.

Kjo makineri është gjetur pasi selia e PD u “pastrua” pak ditë më parë, kur Gjykata e Tiranës vendosi të njohë Kuvendin e 11 Dhjetorit, duke njohur rrjedhimisht Sali Berishën me Komisionin e Rithemelimit si drejtues të partisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.