Lajm i mire/ Urdheri i ri i Biden per Green Card, ja vendimi i fundit

2051
0

Presidenti i ri i SHBA Joe Biden ka shfuqizuar një tjetër urdhër të miratuar nga paraardhësi i tij Donald Trump në lidhje me “Green Card”. Vendimi i mëparshëm i pengonte aplikuesit që të futeshin në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Reuters afati i ndalimit të hyrjeve ishte planifikuar fillimisht për deri në fund të vitit 2020, por ish-presidenti Donald Tramp e shtyu deri në 1 Mars të këtij viti.

Urdhri ndalonte jo vetëm emigrantët të hynin në SHBA por edhe ata që jetojnë në këtë vend që brenda kësaj periudhe të merrnin familjarët e tyre që kanë aplikuar për viza, si bashkëshortët apo fëmijët nën 21 vjeç.

Joe Biden e ka konsideruar këtë vendim si shumë të dëmshëm pasi shkel interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë kjo dëmtonte jo vetëm bizneset por edhe krahun e kualifikuar të punës për të cilën ka nevojë SHBA-ja.

Më herët Trump argumentonte se pezullimi i Green Card-it favorizonte punësimin e amerikanëve që kishin humbur vendet e punës për shkak të falimentimit të shumë bizneseve nga pandemia. Edhe gjatë fushatës presidenciale Joe Biden theksoi se do të shfuqëzonte të gjithë urdhrat e ndërmarrë nga Trump pasi janë anti-kushtetues.

Së fundmi ai shfuqëzoi për çështjen e migracionit, klimën si dhe shumë të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.