Lajm i mirë për të punësuarit me pagë deri në 40 mijë leke

2
0

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë dhe një herë premtimin e Qeverisë që drejton për të zeruar taksat mbi pagën, për të gjithë ata të punësuar që marrin 40 mijë lekë në muaj. “Nga 1 korriku 2022, zero taksë mbi pagat deri në 40 mijë lekë”, shkruan Rama.

Ministria e Financave ka përgatitur draftin me ndryshimet ligjore ku pritet që pagat deri në 40 mijë lekë të mos tatohen, nga 30 mijë lekë që është aktualisht.Njoftimi i shperndare nga Rama

Ky ndryshim bën që pagat deri në 50 mijë lekë të tatohen me  6.5% dhe jo me 13% siç është aktualisht, ku ata që marrin nga 30 mijë lekë deri në 150 mijë lekë paguajnë 13%. Nga ky ndryshim do të përfitojnë 58 mijë qytetarë thuhet në relacion.

Ndërsa për pagat e larta që janë mbi 200 mijë lekë tatimi do të jetë 23%, deri më tani këtë tatim e kanë paguar ata që marrin mbi 150 mijë lekë. Numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga kjo lehtësi tatimore është rreth 5,900 qytetar.

Nëpërmjet këtyre ndryshimeve ju ulet barra tatimore me 1.37 miliardë lekë qytetarëve. Këto ndryshime në tatimin progresiv mbi pagat ishin njoftuar nga kryeministri Rama gjatë fushatës elektorale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.