Lajm i mirë për Shqiptarët në Itali, patentat do të konvertohen

4132
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim ditën e sotme, marrëveshjen për konvertimin e lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Italisë.

Vendimi do të lehtësojë emigrantët Shqipëtarë, pasi tashmë nuk do të kenë nevojë për një kurs patente, pasi ajo shqiptare do të njihet dhe konvertohet në patentë italiane.

Vendimi i plotë:

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË NDRYSHIMIT ME SHKËMBIM NOTASH TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË, PËR KONVERTIMIN E LEJEVE TË DREJTIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 12 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, nё parim, të ndryshimit me shkëmbim notash të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për konvertimin e lejeve të drejtimit, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA