Dy shqiptarë në Londër ‘kapin’ grabitësit e argjendarisë (VIDEO)

1557
0

Një çift shqiptarësh nga Kosova me banim në Londër, u bënë dëshmitar të një grabitje bizhuterish në një nga lagjet e Londrës. Ngjarja u filmua prej tyre me celular dhe ka marrë miliona klikime.

Një bandë hajdutësh, pasi kishin grabitur bizhuteri në shumën 190 000 dollarë, në një dyqan në një nga lagjet e Londrës, zgjodhi rrugën e gabuar për tu larguar. Të veshur kokë e këmbë me të zeza, pajisur me armë të ftohta dhe me motocikleta, në ndjekje të tyre u vunë disa kalimtarë, të cilët i penguan ata të iknin.

Heronjtë e rastësishëm ndoqën njërin prej grabitësve dhe pasi e kapën e goditën me grushta e rripa pantallonash. Ngjarja dramatike u filmua me celular nga një çift bashkëshortësh shqiptar të Kosovës me banim në Londër. Dy prej grabitësve u arrestuan nga policia dy km larg vendit të grabitjes, kurse katër të tjerë janë ende në liri. IlirCuci/Shqiptarja.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.