Lajm i mirë për mijëra shqiptarë që punojnë e banojnë në Gjermani.
Qeveria gjermane po mendon të çojë përpara planet për të lehtësuar rregullat e marrjes së shtetësisë në vendin më të populluar të Bashkimit Europian, një përpjekje kjo që po sulmohet nga opozita konservatore. Sot përmes një videomesazhi, kancelari OIaf Scholz tha se “prej kohësh, Gjermania është bërë vendi i shpresës për shumë njerëz e është diçka e mirë kur njerëzit që kanë vendosur rrënjë në vend, vendosin të marrin nënshtetësinë”.
Gjermania ka nevojë për rregulla më të mira për natyralizimin e të gjithë këtyre grave dhe burrave të mëdhenj.
Rishikimi i rregullave të shtetësisë është një nga një seri reformash modernizuese për të cilat koalicioni tre-partiak i socialdemokratëve të qendrës së majtë të Scholz-it, ranë dakord të trajtojnë kur mori detyrën dhjetorin e kaluar.
Ministria e Brendshme njoftoi se “projektligji është thuajse gati”.
Marrëveshja e koalicionit të vitit të kaluar kërkon që njerëzit të kenë të drejtë për nënshtetësinë gjermane pas pesë vjetësh ose tre, në rast të arritjeve të veçanta të integrimit. Kjo në vend të tetë apo gjashtë vitesh sa është rregulli aktualisht. Fëmijët e lindur në Gjermani, automatikisht do të bëhen shtetas nëse njëri prind ka qenë rezident i ligjshëm për pesë vjet.
Gjithashtu, qeveria dëshiron të heqë kufizimet për mbajtjen e shtetësisë së dyfishtë. Në parim, shumica e njerëzve nga vende të tjera përveç anëtarëve të Bashkimit Europian dhe Zvicrës, aktualisht duhet të heqin dorë nga shtetësia e tyre e mëparshme kur të fitojnë atë gjermane, megjithëse ka disa përjashtime. Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser argumentoi se “reduktimi i kohës së pritjes për t’u kualifikuar për shtetësi është një nxitje për integrim”.
Qëllimi është të pasqyrojë realitetin. Ne jemi një vend i larmishëm, modern i emigracionit dhe mendoj se legjislacioni duhet ta pasqyrojë këtë. Statistikat zyrtare tregojnë se rreth 132 mijë njerëz morën shtetësinë gjermane vitin e kaluar, një e katërta e tyre qytetarë të vendeve të tjera të BE-së. Numri ishte 20 për qind më i lartë se një vit më parë, pjesërisht për shkak se një numër në rritje i sirianëve u natyralizuan. Popullsia e përgjithshme e Gjermanisë është rreth 84 milion. Blloku kryesor i opozitës së qendrës së djathtë, kundërshton planet për të liberalizuar ligjet e natyralizimit.