Përmbytje dhe rrëshqitje dheu, të paktën 8 humbje jetesh në Itali, 12 të zhdukur

149
0

Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe rrëshqitje dherash ka shkaktuar të paktën 8 viktima në Ischia të Italisë. 12 persona të tjerë janë shpallur të zhdukur pasi një rrëshqitje masive dheu nga një shpat mali në Casamicciola Terme, përfshiu disa makina në trafik dhe banesa duke i cuar ato deri në det.

Një operacion i gjerë kërkim shpëtimi ka nisur nga autoritetet lokale në Ischia në bashkëpunim me forcat e ushtrisë për të ndihmuar personat në vështirësi dhe për të mbijetuar të mundshëm nga kjo tragjedi që mund të marrë përmasa të mëdha.

Presidenti i rajonit të Campania, Vincenzo De Luca kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për ishullin e Ischias dhe zonat e tjera të prekura nga moti i keq. Deri në këto momente të paktën 200 persona janë evakuuar dhe vendosur në qendra të ngritura strehimi.