Lajm i mirë për Liqenin e Ohrit. Ja çfarë u vendos sot

763
0

Tashmë liqeni i Ohrit do jetë i tëri në listën e Trashëgimisë Mikse Natyrore dhe Kulturore Botërore të UNESCO-s. Në këtë listë ka qenë më përpara vetëm pjesa e Liqenit të Ohrit të shtrirë vetëm në territorin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa tashmë zonë e mbrojtur në listën ku bëjnë pjesë shumë pak pasuri të tilla do të jetë edhe pjesa e Shqipërisë në qytetin e Pogradecit.

Veç Liqenit të Ohrit, Shqipëria numëron edhe disa pasuri të tjera në lisën e trashëgimive botërore të mbrojtura nga UNESCO.

Butrinti, Gjirokastra dhe Berati janë ndër pasuritë kulturore mijëravjeçare të Shqipërisë që mbajnë “pasaportën” e UNESCO-s, Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara, ku vendi ynë aderon që prej vitit 1958.

Në listën e kryeveprave të kulturës orale e jo materiale të botës, midis 43 shprehive më spikatëse kulturore të popujve të gjithë botës, UNESCO ka regjistruar edhe iso-polifoninë shqiptare të jugut.