Lajm i mirë për lejet e qndrimit te shqiptarëve ne Greqi, kategoritë që përfitojnë

467
0

Jane shtyre deri në 31 dhjetor 2021 lejet e qëndrimit për emigrantët shqiptarë në Greqi. Për shkak të situatës së rënduar nga COVID-19, rezidentët shqiptarë që ishin përfshirë në vendimin e mëparshëm deri në 31 mars, përfitojnë shtyrje automatike deri në fund të vitit.

Ministrisë së Emigracionit të Greqisë ka publikuar në faqen e saj zyrtare vendimin e qeverisë për shtyrjen e lejeve të qëndrimit.

Po kështu shtyhen vërtetimet “blu” për rinovimin e lejeve të qëndrimit. Shërbimet e emigracionit grek funksionojnë vetëm me takime elektronike për raste të jashtëzakonshme, thuajse një vit, çfarë ka shkaktuar probleme madhore në një sërë procedurash rutinë për komunitetin emigrant.

Kategoritë që përfitojnë:

Për leje qëndrimi të cilat kanë skaduar nga data 1.1.2020 deri më 31.07.2020 dhe vlefshmëria e tyre ishte shtuar deri më 31.03.2021

Për leje qëndrimi të cilat kanë skaduar nga data 1.08.2020 ose skadojnë deri më 31.03.2021 dhe vlefshmëria e tyre ishte shtyhet, për 8 muaj nga data e skadimit

Për leje qëndrimi që skadojnë nga data 1.04.2021 deri 30.12.2021.
Autoritet greke sqarojnë se për kalimin e emigrantëve të pajisur me vërtetime blu drejtë Shqipërisë dhe anasjelltas, nevojitet edhe plotësimi i formularit të posaçëm në ambasadën ose konsullatat greke në vendin tonë.

Sipas reformës së re të nënshtetësisë, për aplikimin kërkohet leje e qëndrimit. Por, në kushtet aktuale dhe vetëm për muajt që lejet e qëndrimit kanë marrë shtyrje nga situata e pandemisë, do të pranohen leje qëndrimi të skaduara. Kështu, nëse aplikuesit kalojnë me sukses testin e gjuhës dhe historisë greke, mund të vijon në aplikimin për nënshtetësinë normalisht, me lejet që kanë marrë shtyrje automatike deri në 31 dhjetor 2021.

Kjo vlen vetëm për kategoritë e përfshira në vendimin e shtyrjes dhe jo për lejet që nuk janë rinovuar për arsye të tjera
Greqia ka shtyrë deri në 5 prill kufizimet e lëvizjes me vendet jo anëtare të BE, dhe me gjasa do ti zgjasë sërish këto kufizime deri në mesin e majit, periudhë në të cilën parashikohet edhe nisja e sezonit turistik në vend.