Lajm i mire/ Pas shumë muajsh, ja cfare sot ndodhi në Tiranë, ministria ben njoftimin

1788
0

Ka rënë ndjeshëm numri i të infektuarve në vendin tonë. Në kryeqytet shifrat janë ulur me 10 herë brenda dy javëve të fundit, ndërsa në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Kjo është hera e parë që Tirana nuk rregjistron asnjë humbje jete prej Covid, pas shumë muajsh.

Po ashtu, edhe në 4 spitalet Covid, numri i të shtruarve është ulur 3 deri në 4 herë.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2698 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 207 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

54 raste në Tiranë, 16 në Shkodër, 14 në Gjirokastër, 10 në Fier, 9 në Korçë, nga 8 raste në Vlorë, Berat, nga 7 raste në Durrës, Elbasan, Gramsh, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Lezhë, Peqin, nga 4 raste në Krujë, Librazhd, nga 3 raste në Devoll, Kukës, Lushnje, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Vau i Dejës, Dibër, Vorë, Maliq, Cerrik, nga 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Divjakë, Kolonjë, Shijak, Skrapar, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 538 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 99,441 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 194 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 59 – 87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Statistika (14 Prill 2021)

Raste të reja ditore        207

Të shëruar në 24 orë     538

Të shtruar në spitale      194

Humbje jete në 24 orë    5