Lajm i mirë nga Italia ne 24 oret e fundit. Kryeministri italian: Nuk ka me kuptim te qendrojme mbyllur, hapje te metejshme

567
0

Italia është një nga shtete më të prekura nga koronavirusi por për herë të parë në këtë shtet numri i personave që kanë mundur sëmundjen eshte me i madh se ai i të sëmurëve.

Aktualisht Italia ka 93 245 të shëruar ndërsa janë 91 528 të tjerë që janë ende të prekur nga Covid-19. Sipas autoriteteve shëndetësore, deri më tani vetëm 1333 persona janë në gjendje kritike, ndërsa të tjerët po e marrin veten.

Kryeministri Giuseppe Conte është shprehur se po punohet për një rihapje të mëtejshme, pasi sipas tij vendi nuk duhet të vazhdojë të ketë një bllokim të rreptë.

“Nuk kemi pse të vazhdojmë të mbetemi të bllokuar, ne mund të përpiqemi të vlerësojmë hapje të mëtejshme të dyqaneve”, tha Conte.
Kujtojmë se Italia ka shënuar deri më tani 29 684 viktima, nërsa në total janë infektuar 214 457 njerëz.