Lajm i mirë nga Italia, fillon testimi i vaksinës anti Covid-19 te njerëzit

Ne Itali ka nisur testimi per vaksinën anti Covid-19 te njerëzit. Provat e para te vaksinës te njerëzit kanë filluar në Spitalin e Veronas dhe është testuar tashmë te gjashtë vullnetarët e parë, raporton Tgcom24

Mosha e vullnetarëve varion nga 18 deri në 54-vjeç. Tri dozat e para të vaksinave të Grad-Cov2  u testuan te vullnetarët e parë diten e mërkurë në Romë në spitalin “Spallanzani”.

Prova e fundit është kryer nga Qendra Klinike e Kërkimit e Spitalit “Borgo Roma” në qytetin e Verones, si pjesë e bashkëpunimit të nisur nga Universiteti i Verona me Spitalin “Spallanzani”.

Vaksina është “krijuar dhe prodhuar nga kompania italiane e bioteknologjisë ReiThera e Castel Romano. Ajo ka kaluar testet paraklinike të kryera si “in vitro” ashtu edhe “in vivo” në modelet e kafshëve, duke dhënë efekte pozitive.

Për këtë arsye u miratua faza e pare e eksperimentimit tek njerëzit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, Agjencia Italiane e Barnave dhe Komiteti Kombëtar i Etikës për urgjencën Covid-19.

Nëse çdo gjë shkon siç duhet,  deri në vitin 2021, mund të prodhohen miliona doza.

- Advertisement -

Fëmijëria e humbur e Mihalit: Babai i alkoolizuar më shkatërroi familjen

Mihali nuk arrin dot ta cilësojë fëmijërinë e tij si të lumtur. Në rrëfimin e tij për “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E...

Gazetari humb jetën ditën e sotme, vëllai i tij bën postimin prekës për të..

Gazetari i njohur sportive, Saimir Demi, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga vëllai i tij, Enkel Demi. Gazetari i...

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në moshë të re gazetari i njohur

Është ndarë sot nga jeta në moshën 57-vjeçare Saimir Demi, gazetari i njohur sportiv me një karrierë 30-vjeçare. Prej kohësh pjesë e RTSH-së, Demi ka...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.