Skip to content

Lajm i mire/ Hiqet testi anti Covid per hyrjen ne kufirin grek, ja cfare mjafton..

    Nga sot e hënë, 7 shkurt, qytetarët shqiptarë kanë kaluar kufirin me Greqinë vetëm me certifikatë vaksinimi, pas vendimit të qeverisë greke javën e kaluar për lehtësim të masave anti-Covid.

    Nga ky vendim përfitojnë edhe shtetasit shqiptarë, të cilët kanë paguar shuma parash për testin PCR dhe rapid test sa herë udhëtonin drejt shtetit fqinj.

    Gzatarja e Ora News, Entopla Budo raporton se emigrantët janë lejuar të kalojnë kufirin vetëm me certifikatën e vaksinimit sot dhe se nuk është paraqitur asnjë problem deri më tani.

    “Vetëm certifikata e vaksinimit, testi u hoq.”

    “Nuk kemi bërë test për të kaluar kufirin, do paraqitemi vetëm me certifikatën”, shprehen për Ora News emigrantët që i drejtohen Greqisë nga dogana e Kakavijës.

    Heqja e testit vlen për këdo që ka vërtetim vaksinimi për të paktën dy doza të vaksinës, pavarësisht llojit të vaksinës.

    Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vendosi masa të reja anti-covid muaj me parë nisur nga rastet e shtuara te te infektuarve me Covid. Një ndër këto masa ishte që të gjithë udhëtarët që udhëtonin drejt Greqisë duhet të paraqisnin një test të shpjet anti-covid së bashku me Certifikatën e Vaksinimit (Green Pass).

    Por ministri grek i shëndetësisë Thanos Plevris është shprehur se udhëtarët që udhëtojë drejt Greqisë nuk kane nevojë më të paraqesin një test negativ për COVID-19, por mjafton vetëm një certifikatë vaksinimi evropiane.

    Kjo direktivë e re në lidhje me udhëtimin drejt shtetit fqinj ka hyrë në fuqi sot.