Shërbimi i transportit publik në të gjithë vendin kërkon 500 shoferë për autobuse.
Largimi i fuqisë punëtore ka bërë që të rritet nevoja për shoferë, ku në total sipas kodit të punës me orare dhe pushime, duhen mbi 1000 drejtues të kategorive të ndryshme për 250 kompani tranasporti qytetase e ndërqytetase.
Kryetari i Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Mema tha se është zgjatur orari i punës së drejtuesve aktualë si zgjidhje provizore, por ndërkohë është rritur dhe mosha mesatare e pranimit të shoferëve në 50 vjeç.
Sipas kreut të Shërbimit të Transportit Publik Mema, momentalisht një shofer autobusi paguhet me një rrogë të kënaqshme rreth 900 mijë lekë të vjetra. Sipas tij, janë rreth 500 vende të lira pune për ata që punojnë shofer të transportit qytetas dhe nderqytetas.