Lajm i madh nga Italia/ 460 euro ne muaj per cdo person, përfitojnë edhe shqiptaret

7212
0

Itali/ Te gjithe emigrantët në Itali perfshire edhe shqiptaret mbi moshën 67 vjeç, me të ardhura të ulëta e të pajisur me leje afatgjatë qëndrimi 10 vjeçare kanë të drejtë të marrin një ndihmë mujore sociale prej 460.28 euro në muaj.

Kjo është një nga masat në ndihmë të popullsisë në nevojë ndërmarrë nga qeveria e përtej adriatikut nga e cila mund të përfitojnë si shtetas italianë ashtu dhe emigrantë.

Veç moshës dhe lejes së qëndrimit kusht është që përfituesi të mos ketë të ardhura vjetore më të larta se 5983 eurosh për person apo 11. 967 eurosh për familje.

Përjashtohen nga kjo ndihmë sociale të gjitha ata emigrantë të cilët edhe pse kanë mbi 10 vite jetesë në Itali nuk janë të pajisur me leje qëndrimi afatgjatë.

Po ashtu është e detyrueshme prania e përhershme e emigrantëve në territorin Italian. Nëse përgjatë një viti ata janë larguar për më shumë se 29 ditë, do të humbasin këtë mundësi.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti Kombëtar Italian i Sigurimeve Shoqërore janë 343.923 emigrantë shqiptarë që paguajnë sigurime shoqërore në Itali.

Aktualisht janë 27.945 emigrantë shqiptarë që kanë fituar të drejtën e marrjes së pensionit duke u renditur të parët për nga numri mes komuniteteve të huaja.

Pavarësisht numrit të lartë të shqiptarëve në këtë shtet ende nuk ka një marrëveshje mes palëve për të njohur vitet e punës në shtetet respektive duke e bërë të pamundur sigurimin e një pensioni të plotë.