Itali/ Tre rajone kalojnë në zonën e kuqe, Dpcm e re në fuqi që nga 16 janari cfarë lejohet dhe çfarë jo

1478
0

Tre rajone janë në zonën e kuqe: ato janë provinca autonome e Bolzanos, Lombardisë dhe Siçilisë. Roberto Speranza në bazë të të dhënave dhe indikacioneve të Dhomës së Kontrollit, do të nënshkruajë një urdhëresë të re në orët e ardhshme e cila do të hyjë në fuqi nga e diela 17 janar.

Në zonën portokalli Abruzzo, Friuli Venezia Giulia, Lazio, Liguria, Marche, Piemonte, Pulia, Umbria dhe Valle D’Aosta. Kalabria, Emilia-Romagna dhe Veneto mbeten gjithmonë në portokalli.

Gjashtë rajone mbeten në të verdhë – Campania së bashku me pesë rajone të tjera mbeten në brezin e verdhë. Ato janë Sardenja, Bazilikata, Toskana, Provinca Autonome e Trentos, Molise.

Ministria Italiane e Shëndetësisë ka informuar se analiza e të dhënave epidemike të Komitetit tekniko-shkencore për emergjencën shëndetësore, gjatë orëve të fundit ka çuar në marrjen e vendimit që më shumë se gjysma e territorit italian të konsiderohet një zonë me rrezik infektimi të lartë.

Prej ditës së dielë 17 janar 2021, Lombardia, Bolzano e Sicilia do të jenë zona të kuqe e të izoluara nga niveli mjaft i lartë i infektimit nga Covid 19.


Ndërsa 9 rajonet e tjera; Lazio, Marche, Abruzzo, Liguria, Piemonte, Puglia, Umbria, Friuli Venezia Giulia, Valle D’ Aosta do të jenë zona të portokalltë.
Do të vazhdojnë të mbeten zona të portokalltë siç janë aktualisht, rajonet Calabria, Emilia -Romagna e Veneto.


Pandemia globale ka regjistruar në Itali mbi 80 mijë viktima e mbi 2 milionë e 300 mijë të infektuar. Në 24 orët e fundit janë shënuar 522 viktima Covid e 17 246 të infektuar.


Në tre rajonet e konsideruara zona të kuqe, mes të cilave është Lombardia, territori italian më i prekur dhe i goditur nga pandemia, do të ndalohet lëvizja e lirë e banorëve nga banesat si dhe do të jenë të mbyllura të gjitha aktivitetet tregtare me përjashtim të atyre me rëndësi jetike.

Në zonat e portokallta, do të aplikohet ora policore, bizneset do të qëndrojnë të hapura me orare të limituara, baret e lokalet do të jenë të mbyllura si dhe është e ndaluar lëvizja nga një komunë, provincë e rajon.


Do të konsiderohen zona me rrezik të ulët infektimi apo ndryshe zona të verdha, rajonet Molise, Toscana, Sardegna, Basilicata e Campania.


Në këto territore baret e restorantet do të jenë të hapura, banorët janë të lirë të lëvizën nga banesat, por do të ndalohet lëvizja nga një rajon në tjetrin.