Lajm i keq për shoferët, policia bën njoftimin e rëndësishëm për të gjithë që nuk respektojnë këto rregulla (Video)

549
0

Policia e Tiranës ka lajmëruar këtë të premte një rast apo precedent të shkeljes së rregullave rrugore, i cili do t’i interesojë të gjithë shoferëve në kryeqytet e madje edhe atyre që nuk jetojnë në Tiranë.
Policia ka postuar një video ku tregon një rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit, të cilin e kryejnë shumë drejtues automjeti. Fjala është për kalimin nga Bulevardi i Kombit drejt Bulevardit Zhan d’Ark apo rrugës së lanës pranë urës së madhe në afërsi të Piramidës.

Shumë drejtues makinash marrin kthesën nga Bulevardi kryesor drejt rrugës së Lanës e cila të çon drejt Piramidës, një lëvizje e cila do t’u kushtojë një gjobë të majme.

Njoftimi i policisë:

Policia e Tiranës, prej disa ditësh vijon punën me shërbime shtesë në funksion të zgjidhjes së shqetësimeve të ndryshme të adresuara nga qytetarët në numrin pa pagesë 112.

Nisur nga shqetësimet dhe konfuzioni që krijohet herë pas here në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit, për shkak të mos respektimit të normave të sjelljes nga përdoruesit e rrugës, Policia Rrugore e kryeqytetit ka intensifikuar monitorimet dhe kontrollin me shërbime të organizuara, kryesisht për pozicionimin e mjeteve në korsitë e duhura të lëvizjes si dhe parakalimet e gabuara në afësi të kryqëzimeve, shkelje të cilat shkaktojnë trafik të rënduar dhe janë burim i shtuar për aksidente rrugore.

Gjatë kontrolleve të ushtruara sot në pika kontrolli, si Ura e Lanës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryqëzimi i rrugës “Jordan Misja” me rrugën “Asim Vokshi”, janë konstatuar dhe ndëshkuar 47 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në drejtim të rritjes së parametrave të sigurisë në fundjavë, Policia Rrugore e Tiranës, do vijojë kontrollet me Drager e Radar në të gjitha rrugët e Tiranës si dhe në autostradën Tiranë – Durrës – Tiranë me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigursë së jetës në rrugë.

Policia Rrugore e Tiranës, është e angazhuar dhe e fokusuar jo vetëm në drejtim të parandalimit të shkeljeve rrugore, por edhe për të ndërhyrë e zgjidhur ato shqetësime të adresuara nga qytetarët për problematika të ndryshme që i përkasin Sigurisë rrugore duke garantuar një qarkullim sa më të sigurt e pa pengesa.

Policia Rrugore e Tiranës fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, apo raste të abuzimit me detyrën të punonjësve të Policisë Rrugore, duke garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.