Skip to content

Lajm i keq për nxënësit dembelë, rritet mesatarja për t’u pranuar në universitet

    Maturantët që duan të shkojnë në shkollë të lartë, tashmë duhet të përpiqen më shumë që të marrin nota të mira, pasi me anë të një VKM-je minimum i mesatares për tu pranuar në universitet nuk do të jetë më nota 6 por 6.5.

    Në pikën dy të vendimit të Këshillit të Ministrave thuhet se minimumi i mesatares për të ndjekur programet e studimit të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve do të jetë nota 6.5 nga 6 që ka qenë vitin e kaluar.Një pikë e veçantë i është kushtuar degëve të mësuesisë dhe tashmë nxënësit që duan të marrin në dorë edukimin e brezit të ri do tu duhet mesatarja jo më poshtë se 7.5, nga 7 që ishte në vitin akademik 2018-2019 për të shkuar në Universitet.