Rudina Xhunga reagon ashpër ndaj supermarketit: Keni pronarin deputet të PS dhe nuk ka respekt për rregullat

579
0

Gazetarja Rudina Xhunga ka reaguar publikisht ndaj “Big Market” dhe fletushkat që hedhin në çdo hyrje pallati.

Në Instagram, teksa ka publikuar një video, Xhunga shkruan, “bigmarket , mos na i beni pis hyrjet, me fletushka! Administratori i pallatit ku banoj, Llazi, e lyen, pastron, kujdeset per lulet, pikturat dhe kur e shoh qe ulet e mbledh keto fleturina, qe hidhni me vrap, kur gjeni deren hapur, me vjen keq per te edhe per ju qe e keni pronarin deputet te PS e nuk ka respekt per rregullat, e as buxhet per reklame qe nuk ndot e shqetëson”.

Pronar i këtij supermarketi është deputeti i PS-së Fatmir Toci.