LAJM I FUNDIT/ Ndahet papritur nga jeta gazetari i njohur sportiv shqiptar

387
0

Ka nderruar jetë gazetari i mirënjohur shqiptar i gazetarisë sportive, Vladimir Grillo.

Grillo mësohet se ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundje të rëndë, që vuante prej 2 vitesh.

Gazetari dhe komentatori i shquar, i qete, shumë njerëzor Vladimir Grillo për më shumë se 40 vjet ka qenë pjesë e R.T.SH.

Një kometator që sportin e përjetonte ndryshe, me një fjalor të zgjedhur dhe fjalë profesioniste.

Emocioni më i madh që ka përjetuar ky njeri i përkushtuar ndaj sportit ka qenë goli i shënuar  nga Sokol Kushta në ndeshjen Partizani i Beogradit-Flamurtari me 30.09.1987, tregonte shpesh Grillo.

Ai kishte një arkivë të jashtëzakonshme me ndeshje dhe gara sporti të transmetuara.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur i sportit Defri Methasani në një postim në rrjetet sociale.

‘Shuhet ikona e ekranit per sportin Vladimir Grillo, gazetari dhe komentatori me të cilin ndava 25 vite të jetës sime. Humba një mik të shtrenjtë, ashtu si familja Grillo njeriun më të dashur të saj. Vërtet dhimbje e madhe. Rtsh humbi simbolin sportiv dhe të mikrofonit. Sëmundja e rëndë e rrëzoi mjeshtrin e fjalës dhe komentit në moshën 74 vjeçare. U prehtë në paqe. Mungesa e tij do të na shoqëroj gjithë jetën’-shkruan gazetari Defrim Methasani.