Hoxha për Monika Lubonjën: Këshilltare që paguhet me taksat tona, ka tre muaj në “Big Brother VIP”

134
0

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka ironizuar aktoren Monika Lubonja, e cila është këshilltare e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

Lubonja ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” rezulton në databazën me pagat e qytetarëve shqiptarë, si këshilltare e Veliajt.

Hoxha, i ftuar në “ABC News”, tha se njerëzit që i shërbejnë pushtetit kanë tre muaj që ndodhen brenda “Big Brother VIP”.

“Unë them bravo i qoftë atij që o ndodhi se na nxori sa fenomene, duke filluar që tek sektori jonë i medias. Ne kemi parë sa keq paguhet administrata shqiptar, mbi 300 mijë shqiptarë marrin një rrugë qesharake dhe të tjerët marrin paratë e tyre.

Ne mësuam sesi pushteti e kontrollon median. Se kush janë njerëzit i shërbejnë pushtetit. Një nga këshilltarët që paguhet me taksat tona ka tre muaj që është në Big Brother. Ne na ka rënë shteti. Shteti virtual që donte të bënte Rama është i shpartalluar. SPAK duhet të merret me korrupsionin e lartë. Patronazhistët duhet të ishin hetuar. Askush nuk do të mbajë përgjegjësi”, u shpreh gazetari.