“Lagjia e re në Thumanë”, Rama publikon videon e Thumanes

477
0

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me një video nga lagjia e re e Thumanës, e cilia po rindërtohet, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntor 2019.

Rama shkruan se infrastruktura e re, shkolla e re, shtëpitë e reja po i japin trajtë konkrete kompleksit të bukur rezidencial.

“MIRËMËNGJES dhe me lagjen e Rilindjes së Thumanës, ku infrastruktura e re, shkolla e re, shtëpitë e reja po i japin trajtë konkrete kompleksit të bukur rezidencial, e ku javë pas jave do të marrin formë edhe pallatet e reja, qendra e re shëndetësore, njësia e re bashkiake, fushat sportive e parqet, për jetën e re të familjeve të goditura nga tërmeti, ju uroj një fundjavë të mbarë,” shkruan Rama në postimin e tij.