Itali/ Lombardia dhe Sardenja kalojne në portokalli, dy urdhëresa të reja që hyjnë në fuqi nga 24 janari

1231
0

Pas pesë javësh rritje të pandërprerë, indeksi i transmetueshmërisë Rt në Itali bie në 0.97, dhe pranimet në njësitë e kujdesit intensiv dhe pavijonet e zakonshëm gjithashtu bien. Por është shumë herët të mendosh për një kthim real të kurbës së epidemisë nga Covid-19: ka ende shumë jete te humbura dhe raste – 472 viktima në 24 orët e fundit, me 13.633 infeksione të reja

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, bazuar në të dhënat dhe indikacionet, do të nënshkruajë dy urdhëresa të reja të cilat do të hyjnë në fuqi nga e diela 24 janar. Rajoni i Sardenjës kalon në zonën portokalli. Rajoni i Lombardisë duke ndjekur raportin teknik të ISS kalon nga zona e kuqe në zonën portokalli.