Ky shtet heq karantinën dhe po i rikthehet normalitetit

592
0

Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe disa vende të tjera janë përfshirë ne një valë te dytë te pandemise se koronavirusit.

Në kohën kur shumë vende po nisin mbylljen e dytë, një panoramë tjetër vjen nga Australia. Qeveria atje ka vendosur lirimin e masave, pas një periudhe të gjatë karantine. Qytetarët në Australi, veçanërisht në Melbourne, i janë gëzuar sot rikthimit të jetës dhe heqjes së masave kufizuese.

Pas një periudhe të gjatë izolimi, qytetarët dolën nga shtëpitë e tyre dhe jetuan jetën të lirë duke shkuar në bare, restorante dhe dyqane. Melburni ishte vatra më e madhe e valës së dytë në Australi nga pandemia e koronavirusit dhe hyri në një bllokim të dytë për gati katër muaj, më i rrepti që kishte parë vendi.