Ky shtet do t’ju paguajë 10,000$ – Mjafton të shpërnguleni atje e të punoni nga shtëpia!

787
0

Jeni lodhur nga jetesa në qytetet të mëdha e të zhurmshme dhe dëshironi të zhvendoseni diku tjetër, në një vend më të qetë e skenik?

Tani mund të jetë koha e duhur. Ditën e mërkurë Guvernatori i Vermontit Phil Scott nënshkroi një projektligj i cili paguan 10, 000 dollarë për të gjithë personat që vendosin të shpërngulen në Vermont dhe të punojnë nga shtëpia për një punëdhënës jashtë shtetit.

Programi i Grantit të punëtorëve në lëvizje do të hyjë në fuqi në 1 janar 2019 dhe do të ndihmojë në mbulimin e shpenzimeve për lëvizje, jetesë dhe punë.

Aktualisht Vermont ka buxhetuar fonde për të mbështetur 100 grante për 3 vitet e para dhe 20 punëtorë shtesë çdo vit që nga ajo kohë.

Përfituesit e grantit do të marrin 10,000 dollarë për dy vite.

Kjo politikë synon të adresojë popullsinë e plakjes së Vermontit. Ndërkohë që shteti mund të jetë i pasur me peizazhe të bukura, ka një popullsi dhe një bazë tatimore që po zvogëlohet shpejt.

“Vermont vazhdon të moshohet dhe të plaket më shpejt se kombi në tërësi”, shkruan Art Woolf për Burlington Free Press. “Gjatë tremujorit të fundit të një shekulli, mosha mesatare në nivel kombëtar është rritur me gati pesë vjet në 37.8 ndërsa ajo e Vermont është rritur me 10 vjet”.

Ky trend e ka bërë Vermontin një nga shtetet më të vjetra në vend.

V.H/SCAN