Ky vendim u mor në një seancë të jashtëzakonshme të këshillit të komunës pasditen e djeshme.
Komuna e Tetovës do të dhurojë 25 mijë euro për personat e prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit.
Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, në një postim në rrjetet sociale thotë se fondi është zbritur nga zbukurimet që do të bëheshin për qytetin në festat e fundvitit.
“Seancë e jashtëzakonshme e këshillit komunal të Komunës së Tetovës
Me vendim të këshillit komunal redestinuam mjete në vlerë 25.000 euro për zonat e prekura nga tërmeti që kaploi bashkinë Durrës dhe vendbanimin Thumanë.
Mjetet financiare u siguruan me ridestinimin nga mjetet e parapara për zbukurimin e qytetit për festat e fundvitit dhe rezervat komunale.