Ky është njeriu më i pasur i historise moderne

346
0

Nga Naima Mohamud – BBC

Themeluesi i Amazon Jeff Bezos është njeriu më i pasur në botë, sipas listës së Forbes. Pasuria e tij është vlerësuar me 131 miliardë dollarë. Kjo e bën më të pasurin e historisë moderne, por jo të të gjitha kohërave.

Ky titull i përket Mansa Musa, sundimtarit të Afrikës Perëndimore të shek. XIV, i cili ishte aq i pasur sa dhurata e tij bujare shkatërruan ekonominë e vendit.

“Rrëfimet bashkëkohore të pasurisë së Musait të lënë pa mend sa është pothuajse e pamundur të kuptosh sa i pasur dhe i fuqishëm ka qenë ai në të vërtetë”, tha për BBC, Rudolph Butch Ware, profesor i asociuar i historisë në Universitetin e Kalifornisë.

Mansa Musa ishte më i pasur se çdokush mund ta përshkruante, shkroi Jacob Davidson për mbretin në vitin 2015, në Money.com.

Në vitin 2012, faqja amerikane “Celebrity Net Worth” e vlerësoi pasurinë e tij më 400 miliardë dollarë, por historianët e ekonomisë thonë se është e pamundur që pasuria e tij të vlerësohet me numra.

Mbreti i artë

Mansa Musa lindi në vitin 1280 në një familje sundimtarësh. Vëllai i tij, Mansa Abu-Bakr, drejtoi perandorinë deri në 1312, kur abdikoi për të shkuar në një ekspeditë. Sipas historianit sirian të shekullit 14-të Shibab al-Umari, Abu-Bakr ishte i fiksuyar pas Oqeanit Atlantik dhe asaj që ndodhej përtej tij. Ai thuhet se nisi një ekspeditë me një flotë prej 2,000 anijesh dhe mijëra burra, gra e skllevër. Ata lundruan për të mos u kthyer më.

Disa historianë të ndjerë, si Ivan Va Sertima, thonë se ata arritën në Amerikën e Jugut, por nuk ka asnjë provë për këtë. Sido që të jetë, Mansa Musa trashëgoi mbretërinë që ai la pas.

Nën sundimin e tij, mbretëria e Mali-t u rrit ndjeshëm. Ai aneksoi 24 qytete, përfshirë Timbuktun. Mbretëria e tij u shtri rreth 2,000 milje nga Oqeani Atlantik deri në Nigerinë e sotme, duke përfshirë Senegalin, Mauritanian, Malin, Burkina Fason, Nigerinë, Gambian, Guinea-Bissau, Guinean dhe Bregun e Fildishtë.

Me një masë kaq të madhe toke, erdhën burime të mëdha të arit dhe kripës. Gjatë mbretërimit të Mansa Musa, perandoria e Mali-t kishte nën zotërim gjysmën e arit të Botës së Vjetër, sipas Muzeut Britanik. E gjitha kjo i përkiste mbretit.

Si sundimtar, Mansa Musa kishte qasje pothuajse të pakufizuar në burimin më të vlerësuar të pasurisë në botën mesjetare”, tha për BBC, Kathleen Bickford Berzock, e cila është e specializuar në artin afrikan në Muzeun e Artit të Bllokut në Universitetin Northwestern.

“Qendrat kryesore tregtare që tregtonin ar dhe mallra të tjerë ishin gjithashtu në territorin e tij, dhe ai fitoi pasuri nga kjo tregti”, shoi ajo.

Udhëtimi për në Mekë

Meqenëse perandoria e Malit ishte shtëpia e kaq shumë ari, vetë mbretëria nuk ishte edhe aq e njohur. Por kjo ndryshoi kur Mansa Musa, një mysliman i devotshëm, vendosi të shkonte në një pelegrinazh në Mekë, duke kaluar nëpër shkretëtirën e Saharasë dh Egjiptin.

Mbreti thuhet se u largua nga Mali me një karvan prej 60,000 burrash. Ai mori gjithë oborrin e tij mbretëror, zyrtarë, ushtarë, griotë, tregtarë, njerëz për të udhëhequr devetë dhe 12,000 skllevër, si de një kope të madhe dhish dhe delesh për ushqim.  Ishte një qytet që po lëvizte nëpër shkretëtirë.

Një qytet, banorët e të cilit, deri në skllevër, ishin veshur me brokadë ari dhe mëndafshi më të mirë persian. 100 deve ishin në tërheqje, dhe secila mbante qindra dollarë ari të pastër. Ishte një pamje që të linte pa mend. Dhe pamja u bë më e pasur kur karvani arriti në Kajro, ku ata me të vërtet mund të tregonin pasurinë e tyre.

Rënia i vlerës së arit në Kajro

Mansa Musa la një përshtypje të paharruar në Kajro, saqë al-Umari, i cili e vizitoi qytetin 12 vjet pas mbretërimit Malian, tregoi sesa shumë njerëz po flisnin për të.

Ai e fali arin në Kajro, saqë qëndrimi i tij tre mujor bëri që çmimi i arit të binte në rajon për 10 vjet, duke shkatërruar ekonominë.

Kompania me bazë në SHBA, SmartAsset.com, vlerësoi se për shkak të amortizimit të arit, pelegrinazhi i Mansa Muasit çoi në rreth 1.5 miliard dollarë humbje ekonomike në të gjithë Lindjen e Mesme.

Gjatë kthimit në shtëpi, Mansa Musa kaloi sërish nëpër Egjipt, dhe sipas disave, ai u përpoq të ndihmonte ekonominë e vendit duke hequr një pjesë të arit nga qarkullimi dhe duke e huazuar përsëri me norma interesi zhvatëse nga huadhënësit egjiptianë. Të tjerët thonë se ai shpenzoi aq shumë saqë i mbaroi ari.

Edukimi 

Nuk ka dyshim që Mansa Musa shpenzoi, ose hardhoi shumë ar gjatë pelegrinazhit të tij. Por kjo ishte një bujari e tepruar që tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës. Kështu Mansa Musa kishte vendosur në hartë veten dhe Mali-n. Në hartën e Atlasit Katalan të vitit 1375, duket një vizatim i një mbreti Afrikan ulur në një fron ari në majë të Timbuktu, duke mbajtur një copë ari në dorë. Timbuktu u bë një El Dorado Afrikan dhe njerëzit vinin nga afër dhe larg për ta parë veç pak.

Në shekullin e 19-të, ai ende kishte një status mitik si një qytet i humbur prej ari në skaj të botës, një fener për dy gjuetarët e fatit dhe kërkuesit europiane, dhe kjo ishte për shkak të sundimit të Mansa Musa 500 vjet më parë.

Mansa Musa u kthye nga Meka me disa studiues islamikë, përfshirë pasardhësin e drejtpërdrejtë të profetit Muhamed dhe një poet dhe arkitekt andaluzian me emrin Abu Es Haq es Saheli, i cili vlerësohet gjerësisht për projektin e xhamisë së famshme Djinguereber.

Thuhet se mbreti e pagoi poetin me 200 kg ar; me paratë e sotme, 8.2 miliardë dollarë.

Përveç inkurajimit të arteve dhe arkitekturës, ai gjithashtu financoi letërsinë dhe ndërtoi shkolla, biblioteka e xhami. Timbuktu shpejt u bë një qendër arsimi dhe njerëzit udhëtuan nga e gjithë bota për të studiuar në atë që do të bëhej Universiteti Sankore. Mbreti i pasur shpesh thuhet se inicioi traditën e arsimit në Afrikën Perëndimore, edhe pse historia e perandorisë së tij ishte pak e njohur jashtë Afrikës Perëndimore.

Historia është shkruar nga fitimtarët”, sipas kryeministrit të Britanisë në Luftën e Dytë Botëror, Winston Churchill.

Pasi Mansa Musai vdiq në vitin 1337, në moshën 57-vjeçare, perandoria u trashëgua nga djemtë e tej të cilët nuk mundën ta mbanin atë së bashku. Kështu, perandoria u shemb. Ardhja e mëvonshme e europianëve në rajon, ishte gozhda e fundit në arkivolin e perandorisë.

Historia e periudhës mesjetare shihet ende si një histori perëndimore”, thotë Lisa Corrin Graziose, drejtoreshë e Muzeut të Artit të Bllokut, duke shpjeguar pse historia e Mansa Musa nuk është e njohur gjerësisht.

“Sikur europiantë të kishin arritur në numër të konsiderueshëm në kohën e Musait, me Mali-n në kulmin e fuqisë së tij ushtarake dhe ekonomike, në vend të nja 200 vjet më vonë, gjërat me siguri do të kishin qenë ndryshe”, thotë Ware./Përshtati nga BBC, e.b-abcnews.al.