Ky eshte avokati shqiptar qe u gjet pa jete diten e djeshme ne Itali

173
0

Ditën e djeshme në Itali një 49-vjeçar me origjinë shqiptare u gjet i pajete. Bëhet fjalë për Aineo Redo nga Bulqiza. Ky i fundit punonte si avokat, ndërsa u gjet nga një kalimtar i rastit në galerinë BNL në rrugën Emilia Santo Stefano.

Të shumtë kanë qenë shqiptarët që kanë marrë nënshtetësinë italiane me ndihmën e të ndjerit dhe e kujtojne si nje njeri i mire i cili i ka ndihmuar shume.

Aineo Redo ishte një avokat i specializuar në ligjin e imigracionit. Ai shkoi në Itali në vitin 1996 dhe u diplomua në Universitetin e Parmës. Ai ishte i martuar dhe me fëmijë.