“Ky dimër do jetë më i acarti i viteve të fundit”, paralajmërojnë shkencëtarët: Ja çfare është zbuluar

521
0

Studiuesit që merren me ndryshimet klimatike në Itali kanë dalë në konkluzion se dimri i këtij viti pritet të jetë i ftohtë.

Webfaqja Ilmeteo.it ka siguruar raportin e studiuesve italianë, të cilët kanë zbuluar një anomali të çuditshme në një pjesë të veçantë të Oqeanit Atlantik.

Një zonë e madhe e oqeanit midis Groenlandës jug-lindore dhe Islandës po shënohen temperatura sipërfaqësore që janë dukshëm më të ulëta se mesatarja.

Sipas këtij studimi, mësohet se kjo anomali me kalimin e kohës mund të ndryshojë qarkullimin e termohalinës, e cila ndikon në dendësinë e ujit.

Ndër të tjera thuhet se kjo prirje e ftohtë në këtë pjesë të Oqeanit Atlantik do të vijojë edhe në muajt dhe vitet e ardhshme.

Ajo do të ketë efekte edhe në Itali dhe rrjedhimisht edhe në vendin tonë duke marrë parasysh afërsinë gjeografike me vendin fqinj.

Studimi konsideron se dimri i ardhshëm që pritet pas kësaj vjeshte, mund të jetë më i ftohtë dhe me reshje të dendura dëbore, ndryshe nga vitet e tjera.