19.5 C
Tirana

Ky burrë ka një hall te madh, historia e tij do ju bëj të qani

Date:

Share:

Rasti i radhës në emisionin “Stop” ishte ai i Bajram Shkreta.

Ai tregoi sesi u diagnostikua në mënyrë rastësorë me diabet. Për shkak të agravimit të sëmundjes, ai është detyruar të presë të dyja këmbët.

“Me diabet unë kam që në vitin 1998. Unë isha duke ikur me shërbim në Sarandë me Tefta Radin, por pija shumë ujë rrugës. Shkuam për inagurimin e një spitali dhe i tha që ky (Bajrami) pi shumë ujë. Bëmë një analizë dhe doli diabeti. Jam kuruar, por në vitin  2010 e preva një këmbë. Pas dy vitesh filluan shenjat te gishtat e këmbës tjetër dhe kështu e preva dhe këmbën e dytë”, rrëfeu denoncuesi.

Ai tha se kur ishte vetëm me një këmbë ishte me statusin e invalidit të punës të grupit të dytë, ndërsa tani është me atë të grupit të parë. Por si të mos i mjaftonte fatkeqësia e tij, prej 6 vjetësh endet nëpër institucione për të marrë statusin e paraplegjikut. Bajrami tregoi se falë ndihmës së miqve të tij, si morale ashtu edhe ekonomike, ka arritur t’ia dalë mbanë.

Gazetari i emisionit “Stop” komunikoi me mjekun dhe përfaqësuesin e Shërbimit Social, Besim Muratin. Ai tha se personat që pretendojnë statusin e paratetraplegjikut duhet t’i drejtohen institucioneve shëndetësore për t’u pajisur me fletën e KEMP-it, e cila brenda 5 ditësh i dërgohet Zyrës së Ndihmës Ekonomike në Shërbimin Social Shoqëror dhe pas 30 ditësh i dorëzohet komisionit për ta shqyrtuar.

Gazetari së bashku me denoncuesin shkuan pranë Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë të Invalidëve dhe më pas në të gjitha zyrat e nevojshme për të zgjidhur problemin e Bajram Shkretës. Prej 6 vjetësh ky i fundit nuk ka mundur dot ta marrë statusin e paraplegjikut, por emisioni “Stop” ia siguroi brenda pak ditësh.“Kjo s’ka fjalë… 6 vjet për ta siguruar dhe me një faleminderit për emisionin ‘Stop’ ëshët shumë pak! Keni bërë aq të mira, prandaj dhe unë iu drejtova këtij emisioni. Hallall ju qoftë!, u shpreh i emocionuar denoncuesi

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Si të shmangim fruthin, një nga sëmundjet më ngjitëse në botë

Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e fruthit pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në SHBA gjë që shkaktoi infektimin...

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.