Kuzhinier i njohur italian ‘përplaset’ me ndjekësit për Shqipërinë: ‘Saranda do bëhet Mykonosi i ri’ (VIDEO)

499
0

Kuzhinieri i famshëm italian, Rocco Cannavino i njohur me emrin Zio Rocco ka replikuar me komentueset e tij, ndërsa promovon bukuritë e bregdetit shqiptar.

Një nga komentueset ka shkruar se Ksamili ka det të pistë dhe një çadër me dy shezlongë kushtojnë 50 euro.

Ndërsa ka publikuar komentin e saj, Rocco e ironizon, duke treguar ujin e kristaltë dhe bukuritë e Ksamilit, ndërsa po pushon në rivierën shqiptare me familjen e tij.

“E bukura e këtyre komenteve është se bëhen nga njerëz që ndoshta nuk udhëtojnë fare, këtë mëngjes erdhëm në një vend që quhet Ksamil në Shqipëri, po deti është pis, siç thotë zonja pis, pastaj zonja tha se dy zhezlonge dhe një çadër janë 50 euro. Sidomos Saranda do të kthehet në Mykonosin e ri ”, thotë Rocco.

Këtë sezon Shqipëria është kthyer në destinacion të preferuar për turistë nga e gjithë bota, përfshirë edhe italianët. Ata preferojnë kryesisht bregdetin e jugut, përfshirë Vlorën dhe Sarandën për bukuritë dhe ujërat e kristalta.

@ziorocco_official PRIMA DI PARLARE… VIAGGIATE !!!#ziorocco #zioroccolabstore ♬ suono originale – ziorocco_official