Kush mban pergjegjesi per renien e ashensorit? Banoret: Ka qenë me defekt, kerkuam qe ta rregullonin por..

207
0

Pesë persona mbetën të plagosur nga rënia e ashensorit në një pallat në zonën e “Astirit”.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në “Kompleksin Fratari”, i ndërtuar nga biznesmeni Hajredin Fratari. Ky i fundit është ndërtues i disa pallateve në kryeqytet, madje edhe është arrestuar disa vite më parë për ndërtim pa leje.

Ashensori u rrëzua pak minuta pas mesnate, ndërsa brenda ndodheshin tre burra dhe dy gra, një prej të cilave shtatzënë.

Por banorët e pallatit thonë se kanë kohë që ankohen për ashensorin e pakolauduar. Ata shprehen se vetëm pak muaj më parë ashensori kishte pësuar defekt në të njëjtin kat ku sot u shkëputën kabujt.

“Ashensori ka qenë me defekt. Kemi lajmëruar të paktën dy apo tre herë në muaj dhe kemi kërkuar që të ndërhyjnë për ta rregulluar por s’është bërë asgjë”, shprehen banorët.

Policia ka shoqëruar administratorin e pallatit si dhe disa banorë e dëshmitarë të cilët janë marrë në pyetje si persona që kanë patur dijeni për ngjarjen.