Kush është Valdrini nga Tropoja që mbajti flamurin në festën e Pavarësisë së Greqisë?

718
0

Ditën e djeshme shteti grek festoi 197-vjetorin e pavarësisë nga sundimi turk. Kjo festë njihet në vend edhe si revolucioni grek, ndërsa në të gjithë shtetin u mbajtën parada dhe festime, duke nisur nga parakalimet e ushtarëve e deri tek festat gjatë orëve të vona.
Ajo që ra në sy dhe nuk ngeli pa u komentuar, ishte kryesimi i një shqiptari me flamurin e shtetit grek, në paradën dhe parakalimin në Kretë.

Por kush është shqiptari i vogël që u mori flamurin nga duart grekëve? Ai quhet Valdrin Peçi dhe është nga Tropoja. I riu është fëmijë i një çifti shqiptarësh, të cilët prej vitesh punojnë dhe jetojnë si emigrantë në shtetin fqinj.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, kujtojmë se tradita në shtetin helen është që flamurin e mban në parakalimin e shkollës, nxënësi më i mirë.

Siç duket, shqiptari paska qenë më i miri në Greqi, gjë që nuk ndodh rrallë, por këtë herë, në ndryshim nga rastet e tjera kur gjithmonë shqiptarët i kanë penalizuar, Valdrini ia ka dalë ta ngrejë flamurin lart.