Kush është personi i dytë i përfshirë? Flasin banorët e fshatit: Ditën që ndodhi isha pas shtëpisë…(VIDEO)

350
0

Familjarët e 8-vjeçarit kanë hedhur dyshime që një person i dytë ka dijeni për ngjarjen i cili dyshohet se është përfshirë. .

Si po e përjetoni këtë ngjarje? “Nuk na ka ikur mërzia, kemi një gur brenda. Qysh qe dhe qysh nuk qe ne nuk dimë gjë s’kemi parë asgjë”, thotë e moshuara.

“Ne po punonim zhavorr sepse po ndërtoj një dhomë andej mbrapa, se çfarë u bë nuk e di fare. Ne flasim me gjithë komshinjtë, nëse do të ngatërrosh tjetrin e bën kur të duash por ne nuk pamë asgjë”, tha komshiu.

Familjarët thonë që ka të tjerë që janë përfshirë? “Atë le ta nxjerrin vetë ata që e kanë, mos na ngatërorjnë kot, cdo njeri e di vetë. Ne skemi dëgjuar fare. Unë kam qënë në shtëpi, fëmija nuk është dëgjuar fare të bërtasë”, tha banori i fshatit.

Kujtojmë që ditën e djeshme tezja e Mateos deklaroi se një person brenda shtëpisë mund të jetë përfshirë në ngjarjen e rëndë, pasi ajo thotë se sytë e 8-vjeçarit kanë parë diçka sekrete. Ajo thotë se për të fshehur ngjarjen i është marrë jeta 8-vjeçarit.