Kush eshte personi i dyshimte qe i vuri flakën shtëpise se Çalamanit ? Dyshimet e forta te policisë.. Mund te jene fshehur gjurmët e..

282
0

Ka dyshime të forta se shtëpia e Çalamanit u dogj për të humbur gjurmët.

Policia e Fierit mendon se zjarri i vendosur në banesën ku jetonte Klodian Çalamani ka qene i qëllimshëm dhe mund te jetë vendosur nga ndonjë banor i zonës për të fshehur gjurmët e vra sjes.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se kjo ngjarje nuk mund të jetë e rastësishme dhe nuk është shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike, apo bombol gazi.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se energjia elektrike aty është ndërprerë që pas arrestimit të 38-vjeçarit. Ndërsa në dhomën ku ai jetonte nuk kishte bombol gazi. Këto fakte, e kanë shtyrë policinë të dyshojnë se pas kësaj ngjarje mund të fshihet ndonjë banor i fshatit Grecalli të Fierit.

Hetuesit dyshojnë se me djegien e banesës së Klodian Çalamanit, autori është përpjekur të fshehë gjurmët dhe bashkëpunëtorët .

Pista e një bashkëpunëtori po hetohet nga Policia dhe Prokuroria e Fierit, pas deklaratave të bëra nga familjarët e Mateos. Ata pretendojnë se Çalamani e kreu krimin në mënyrë që Mateo të mos nxirrte ndonjë sekret apo diçka që Mateo mund të kishte parë.

Ky sekret, dyshohet se ka të bëjë me një lidhje intime mes Çalamanit dhe një personi tjetër të fshatit Grecalli. Pikërisht për këtë person ende të paidentifikuar, policia dyshon se është edhe autor i zjarrvënies në banesën e 38-vjeçarit