Arjan Konomi shkon te varri i Hueyda El Saied dhe bën gjestin prekës

416
0

Pak ditë më parë u nda nga jeta artistja e dashur Hueyda El Saied. Lajmi trishtoi të gjithë shqiptarët.

Kjo për pozitivitetin që ka përcjellë me praninë e saj në ekran.

Mijëra mesazhe ngushëllimi vërshuan në rrjetet sociale dhe në media.

Një prej tyre ishte edhe opinionisti Arjan Konomi.

“Hueyda e shtrenjtë! Ike nga kjo jetë me aq elegancë, dinjitet, mirësi dhe me buzëqeshjen tënde plot shpirt që nuk e ndave asnjëherë! Një ditë do bashkohemi përsëri diku në qiell për të qeshur e festuar, dhe për të kujtuar si kemi qenë, dhe sa bukur e me sa dashuri kemi kaluar,” shkroi ai në rrjetet sociale pas disa fotove me Hueyda-n.

Sot, Arjani ka udhëtuar drejt Luksemburgut, aty ku dhe artistja shqiptare me origjinë nga Sudani, u varros.

Por nuk ishte vetëm, ai postoi një video me vetë djalin e Hyeda-s, Gabrielin, i cili përshëndet me dorë.