Kush është më i mirë, Messi apo Ronaldo? Ja si përgjigjen lojtarët që kanë luajtur me të dy

599
0

Të gjithë e dimë se debati më i madh i futbollit është: Messi apo Ronaldo ?

Rivalët e përjetshëm kanë pasur karriera të shkëlqyeshme, duke marrë tituj individual dhe në rang ekipi disa her gjatë karrierës.

Ata që janë pro Ronaldos thonë se ai është një rezultat i punës së madhe, kurse ata të Messit thonë se talenti i tij i lindur e bën diferencën.

Kush është më i miri? Kështu janë përgjigjur futbollistët që kanë pasur fatin të luajnë me të dy .

ANGEL DI MARIA

Di Maria ka luajtur me Ronaldon për katër vite te Real Madridi, ndërsa me Messin te përfaqësuesja e Argjentinës. Por, kur është pyetur nga mediat se kush është më i miri, mesfushori që aktualisht është pjesë e PSG-së ka zgjedhur Messin.

“Messi gjithmonë është më i miri, ai çdo vit është më i miri. Cristiano Ronaldo është një lojtar special, por Messi është nga një planet tjetër. Nuk ka fjalë për ta përshkruar Messin, ai gjithmonë arrin të befasojë”, ka thënë Di Maria për Daily Mail.

CARLOS TEVEZ

Tevez me Ronaldon ka luajtur te Manchester Unitedi, ndërsa me Messin të Argjentina. Zgjedhja e tij është ylli i Barcelonës, por Tevez nuk harron të flas për faktin se CR7 është një futbollist i ndërtuar në palestër me punë të madhe, kurse Messi talent i lindur.

“Cristiano duhet të punonte me vetën për të qenë më i miri, ndërsa te Leo erdhi natyrshëm. Këto janë dallimet më të mëdha që shoh të dy lojtarët më të mirë në planet. Për Messin është normale të shënojë tre gola, ai është tjetër nivel”.

ANDRE GOMES

Gomes mund të jap një përgjigje më të qartë vetëm në vitet e ardhshme, por jo në këtë pikë të karrierës. Ylli portugez i Barcelonës e ka të vështirë të krijojë ndasi, pasi çdo fjalë e tij do lëndonte një anë të karrierës që aktualisht po e zhvillon.

“Nuk dua të krahasojë ata për shkak të respektit. Kurrë nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetje. Jam portugez dhe kam simpati për Ronaldon, ashtu edhe për Messin, që është bashkëlojtari im te Barcelona”.

GERARD PIQUE

Edhe pse Pique ka kaluar me Ronaldon katër vite te Manchester Unitedi, spanjolli nuk dyshime që Messi është më i miri.

“Për mua Messi nuk është njeri, Cristiano është më i miri në mesin e njerëzve”.

EZEQUIEL GARAY

Garay kaloi dy vite me Ronaldon te Real Madridi, por si argjentinas kjo nuk e bëri që mendimi i tij për Messin të ndryshohet.

“Kur njerëzit më pyesin se kush është më i miri, unë them Leo. Që nga dita e parë kur e pash te Përfaqësuesja e Argjentinës nën-15 vjeç, e deri sot, ai vazhdon të më befasoj. Ai nuk ka limite”.

HENRIK LARSSON

Suedezi edhe pse jo për shumë gjatë, kishte fatin të luante me Ronaldon te Unitedi dhe Messin te Barcelona, por mjaftueshëm për të vendosur se kush është më i miri.

“Cristiano është i pafat që luan në një kohë me Messin. Ronaldo është lojtar shumë i mirë, por Messi është edhe më i mirë. Ai sikur nuk është nga kjo botë, aq i mirë është sa që gati është i pabesueshëm. Kur e shikon atë me top në këmbë është vështirë ta besosh se dikush mund të bëjë të njëjtën. Është një lojtar fantastik për ta parë”.

GABRIEL HEINZE

Një tjetër lojtar që e ka të vështirë të vendos. Ish-ylli i Man Utd dhe Real Madridit, si një argjentinas ka vetëm fjalë të mira për dyshen.

“Cristiano Ronaldo ka një vetdisiplinë për t’u lakmuar. Ai është i fiksuar, për derisa sa nuk e arrin qëllimin, ai nuk ndalët së provuari. Leo është i pashpjegueshëm. Në aspektin e futbollit, ai nuk vjen nga ky planet. Si person, është për t’u admiruar për jetën e qetë”.

FERNANDO GAGO

Gago luajti me Ronaldon për një sezon e gjysmë te Reali, me Messin për disa vite te Argjentina, por ai është i qartë në mendimin që ka për dyshen.

“Për mua Ronaldo nuk është numri një. Për mua, numri një në botë është Messi, mënyra se si lëviz me topin ai arrin të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes. Messi ka aftësi të jashtëzakonshme dhe e dua mënyrën se si ai luan”.

DECO

Një nga më të mirët në histori te Barcelona, ashtu si te Përfaqësuesja e Portugalisë, Deco, ka një përgjigje ndryshe nga të gjithë. Si më të mirin në histori të futbollit, ai e vendos Ronaldinhon.

“Cristiano ishte i ri dhe atletik, shumë konkurrues. Messi ka punuar shumë të bëjë atë që tani po bënë tani te Barcelona. Ronaldinho ishte natyral dhe me aftësi speciale. Çdoherë që ia pasonim topin, lëvizjet dhe golat ishin sikur nga një botë tjetër. Ai ishte shumë më i talentuar se Leo apo Cristiano.”

/Ora News.tv/