Kur ulen temperturat dhe kur fillojnë shirat? Meteorologu na zbulon datën, mos bëni plane..

657
0

Meterologu Hakil Osmani ka zbuluar sot se kur do të fillojnë uljet e temperaturave dhe reshjet e shiut.

“Dyjavëshi i dytë i Gushtit pritet që të ketë temperatura të larta, por që nuk do të jenë në vlerat më të larta se 40 gradë, ka një tërheqje të lehtë të valës afrikane.

Gushti i këtij viti është me temperatura nga 1-2 gradë më të larta në krahasim me vitin e kaluar.

Temperaturat në hije janë 3-4 gradë më të ulëta se në diell, që mund të shkojë dhe deri në 42 gradë celsius.

Nuk përjashtohen rrebeshet e shiut, por jemi ende herët për të folur për këtë”, tha Osmani.