Kur merret shtetësia amerikane përmes prindit: sqaron avokati nga SHBA

951
0

Avokati amerikan Kieran Both u përgjigjet pyetjeve lidhur me marrjen e shtetësisë amerikane përmes prindit. Ja përgjigjet e letrave të lexuesve.

Përshëndetje Z. Both,

Kam dëgjuar  për ju që jeni një avokat i mirë dhe shpresoj që të më ndihmoni . Gjyshi im  ka banuar  për një kohë të gjatë  në Detroit, Michigan, dhe është bërë shtetas amerikan në  vitin 1923. Ai erdhi në Shqipëri në vitin 1967. Babai im ka lindur kur gjyshi e kishte marrë shtetësinë amerikane. A mund të përfitoj unë si  mbesë e gjyshit amerikan dhe si vajzë e shtetasit amerikan? Halla ime(motra e babait) aplikoi në ambasadën amerikane në Tiranë, në vitin 1993, dhe përfitoi statusin nga babai i saj . Ajo tani eshte shtetase amerikane dhe banon në SHBA duke i gëzuar të gjitha të drejtat e saj si shtetase. Ju lutemi më njoftoni nëse mund të përfitoj edhe unë  shtetësinë amerikane nga babai im . Image

Me respekt M. Tiranë, Shqipëri.

Përgjigje: Ju falenderoj për leximin e  rubrikës sonë. Sipas informacionit që na  jepni, ju mund të konsideroheni shtetase amerikane, por varet  nga ligji që ka qënë në kohën kur keni lindur. Një individ mund të jetë shtetas amerikan  që në lindje, përmes prindit edhe në qoftëse ka lindur jashtë kufijëve të SHBA apo territoreve të saj.

Ligjet  me kalimin e kohës kanë ndryshuar por zakonisht kërkohet që njeri nga prindërit duhet të jetë shtetas amerikan kur lind  fëmija dhe prindi duhet të ketë banuar për një kohë të caktuar në SHBA. Çështjet e shtetësisë amerikane janë komplekse dhe mund të kërkojnë analizë ligjore të kujdesëshme. Gjithësesi, dy  janë rrugët kryesore për marrjen e shtetësisë amerikane përmes prindërve: E para me lindjen e fëmijës, dhe e dyta pas lindjes së fëmijës deri në moshën 18 vjeç. Prindër konsiderohen babai  gjenetik , nëna gjenetike  si edhe nëna jo-gjenetike në qoftë se ajo është prindi legal në kohën e lindjes , sipas ligjit përkatës.

Shtetësia e fituar që në lindje për fëmijën  lindur jashtë territorit amerikan.

-Një fëmijë i lindur jashtë SHBA është shtetas amerikan që në lindje, kur  të dy prindërit e tij janë shtetas amerikan dhe të martuar me njëri tjetrin në kohën e lindjes së fëmijës, dhe sëpaku njëri nga prindërit të ketë banuar në SHBA ose territoret e saj, para lindjes së fëmijës.

-Një fëmijë i lindur jashtë SHBA është shtetas amerikan që në lindje, kur  të dy prindërit ndodhen të martuar me njëri tjetrin në kohën e lindjes së fëmijës dhe sëpaku njëri duhet të ketë qënë shtetas amerikan, dhe dita e lindjes bie në ose pas  14 nëntorit të vitit 1986, dhe prindi shtetas amerikan ka qenë qënë  fizikisht prezent në SHBA (ose territoret e saj), për të paktën një periudhë prej pesë vjetësh para lindjes së fëmijës.Gjithashtu, nëqoftëse prindi shtetas amerikan ka qënë fizikisht  jashtë Amerikës me një  nga detyrat, e mëposhtme, ato i plotsojnë kërkesat për shtetësinë e fëmijës.

Ka qënë duke shërbyer në ushtrinë amerikane.
I punësuar nga qeveria amerikane, jashtë SHBA.
I punësuar në organizata të caktuara ndërkombëtare.

Në  vazhdim, një fëmijë i lindur jashtë SHBA, është shtetas që në lindje kur prindërit e tij nuk kanë qenë të martuar me njëri tjetrin në kohën e lindjes së tij, në qoftëse se nënagenetike ligjore ose jogenetike,është shtetase amerikane në kohën e lindjes, dhe datëlindja e fëmijës është pas  23 dhjetorit 1952, dhe  nëna ka qënë më parë në SHBA, ose posedimet e saj së paku fizikisht  në mënyrë të pandërprerë për një vit.

Në përgjithësi, një fëmijë i lindur jashtë SHBA është shtetas që me lindjen e tij kur prindërit e tij nuk kanë qënë të martuar me njëri tjetrin në kohën e lindjes së fëmijës ,nëqoftëse babai gjenetik  i fëmijës është shtetas amerikan në kohën e lindjes ( nëna është e huaj) dhe ditëlindja është në  ose pas 14 Nëntorit 1986 si dhe:

Lidhja e gjakut  midis babait dhe fëmijës është e verifikuar me evidenca të qarta dhe bindëse.
Babai ka shtetësi  amerikane në momentin e lindjes së fëmijës.
Babai ka bërë deklaratë me shkrim për t’i siguruar mbështetje ekonomike  financiare fëmijës deri sa mbushë moshën 18 vjeç dhe deri në këtë moshë  fëmija ka të drejtë me ligj të banojë në shtëpinë e babait. Babai i njeh atësinë fëmijës  në një deklaratë me betim, dhe atësia është vendosur me ligj nga gjykata. Në qoftëse prindi shtetas amerikan kalon kohë jashtë shtetit, ajo i llogaritet e ligjshme nëqoftëse se ai:

Ka qënë duke shërbyer në ushtrinë amerikane
I punësuar nga qeveria amerikane, jashtë vendit
I punësuar në organizata  të caktuara ndërkombëtare

Shtetësia  automatike pas lindjes, por para  se  fëmija të mbushë moshën 18vjeç.

Një fëmijë i lindur jashtë SHBA është shtetas amerikan pas lindjes, nëqoftëse se ai qe nën 18 vjeç  ose s’kishte lindur ende në  27 Shkurt 2001, dhe sëpaku njëri nga prindërit të  ketë qenë shtetas amerikan; fëmija të jetë 18 vjeç me banim në SHBA në kujdesin ligjor të prindit shtetas amerikan sipas ligjit të Emigracionit(pranim i ligjshëmm për resident permanent)

Një fëmijë i lindur jashtë Amerikës, është shtetas pas lindjes, në qoftëse se ai  ka qenë nën moshën 18 vjeç  (periudha 24 Dhjetor  1952 -26 shkurt 2001 )ka banuar si rezident permanent( me green card) dhe të dy prindërit i janë   natyralizuar(bërë shtetas amerikanë) para 18 vjetorit të lindjes së fëmijës, OSE:

Në qoftëse njëri nga prindërit vdes dhe prindi tjetër natyralizohet(dmth bëhet shtetas amerikan) para se fëmija të  mbushë 18 vjeç.
Në qoftëse prindërit ishin ndarë ligjërisht dhe  prindi nën kujdesin e të cilit ndodhej fëmija merr shtetësinë amerikane para se fëmija të mbush 18 vjeç.
Nëse fëmija ka lindur jashtë martese dhe atësia nuk është konfirmuar ligjërisht, dhe nëna është  natyralizuar para se fëmija të mbushë 18 vjeç.

Shënim: Radha sipas të cilit fëmija i plotëson kushtet nuk ka rëndësi sa kohë që fëmija i përmbush ato para se të mbushë moshën 18 vjeç.

Ju keni dy opsione për t’ju njohur shtetësia:

Ju mund të aplikoni në Departamentin e shtetit amerikan për pasaportë amerikane. Pasaporta është evidencë e shtetësisë dhe gjithashtu u shërben edhe si dokument udhëtimi .

Dhe nëse ndodheni në SHBA, ju keni obcionin që të aplikoni tek USCIS(Shërbimi i  Emigracionit dhe Shtetësisë amerikane)

–           Për të aplikuar për certefikatën e Shtetësisë amerikane duhet plotësuar formulari N-600 pasi të keni lexuar me vëmëndje të gjitha udhëzimet që përmban formulari.

Ka mjaft çështje lidhur me shtetësinë amerikane te cilave do t’u referohemi në  shkrimet e ardhshme të rubrikës sonë.Qëllimi ynë është që të ndihmojmë komunitetin shqiptar e veçanërisht emigrantët e rinj me informacion, për t’i aftësuar ata që të kërkojnë ndihmë në mënyrë të pavarur./GazetaIllyria