Kur hiqet ora policore dhe masat e tjera? Ja si pergjigjet Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, foli sot për situatën e pandemisë në vendin tonë.

E pyetur në emisionin “Kjo Javë” nëse do të hiqet ora policore, Manastirliu tha se duhet t’i besojmë Komitetit të Ekspertëve që merr vendimet, ndërsa shtoi se mund të kemi lehtësim të masave nëse situata vijon të mbetet e tillë.



Kur ne kemi arritur shifër për 700 mijë të vaksinuarish, përse vijon të qëndrojë ende ora policore, në 22:00 dhe të mbahet masat. Do të hiqet ora policore?

Ogerta Manastirliu:
 Fakti që jemi në këtë situatë i referohet masave të targetuara që kemi marrë kësaj kohe. Shqipëria është një vend, i cili, edhe sot që flasim por gjatë gjithë kësaj periudhe, është një vend që s’ka pasur mbyllje totale. Ka pasur masa të intensitetit mesatar. Kjo ka sjellë që të kemi efekt të këtyre masave. Duhet thënë që jemi në një moment ku kemi numrin më të ulur ndonjëherë të rasteve aktive, gjatë këtyre muajve. Kjo s’do të thotë që ne të çlirohemi njëherë e përgjithmonë. Virusi është ende këtu, duhet të tregojmë kujdes. Masat, siç janë ora policore, mbyllja e breve, restoranteve dhe klubeve të natës, kjo ka sjellë një ulje të rasteve të infektimeve. Edhe mbajtja e maskave, mbajtja e distancës, vijojnë të jenë mjetet dhe armët me kosto të ulët që vijojnë të jenë thelbësore për kufizimin e virusit.

Kur do të mblidhet Komunikimi Teknik i Ekspertëve?

Ogerta Manastirliu: Ata mblidhen çdo ditë. Për aq kohë sa Komiteti i Ekspertëve s’ka pasur vendimmarrje sa i përket orës policore apo heqjes së masave të tjera, tregon që ende s’kemi një vendimmarrje.

Nëse këto indikatorë vijojë kështu, e jemi pranë sezonit turistik, do të hiqet ora policore?

Ogerta Manastirliu:
 Evropa pas një kohe të gjatë tani është duke u hapur, për ritfillimit të aktiviteteve. Nuk ka pasur izolim tërësor të aktiviteteve. Le të besojmë te Komiteti ynë i Ekspertëve. Mund të kemi lehtësim të masave nëse situata vijon e tillë. Por duhet të jemi të kujdesshëm në lirimin e menjëhershëm të masave, sepse sjell rritje të infektimeve. Po futemi në sezonin turistik dhe Shqipëria nuk ka asnjë kusht për turistët që të futen. Sot, në krahasim me vendet e tjera, ka tregues epidemiologjik të përmirësuar, por kujdesi duhet të vazhdojë.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.