“Kur e pa vajza sa e kisha rrogën, më tha ‘nanë pashë Zotin a të vjen marre?’”, aktorja e njohur-Berishës: Djemtë s’kanë lekë me u martu..

252
0

Aktorja e njohur e Teatrit “Migjeni” në Shkodër, Rita Gjeka, ka qenë në një takim të zhvilluar këtë të martë me ish-kryeministrin Sali Berisha, kandidatin për kryebashkiak Bardh Spahia dhe intelektualë të qytetit.

Duke iu drejtuar Berishës, aktorja tha se është shumë vonë. teksa i kërkoi të afrojë të rinjtë.

“Pas 8 vjetëve asht shumë vonë doktor, asht shumë vonë. Ishte dash ju së pari ma herët, ma herët për hatër tonë, që ju jena vu mbrapa me qejf e me dëshirë e vazhdojmë të emocionohena prej jush. Këtë nuk e them kot se kur them emocion për mu si aktore, fjala emocion është gjëja ma e madhe që ka një njeri. Nuk e di se sa shpejt do të mbërrijmë na me e riparu këtë vonesë, tujën se pari dhe të gjithëve bashkë atyre që merren me politikë së dyti.
Unë kam një propozim që më vjen si nanë. PD është tu u bo parti plakë. Nuk afron të rinjtë. Unë shpesh me kolegët e mi, e vë re dhe këtu ku jam, jam me të dy të rinj, nuk i kam marrë kot. Në qoftë se ju nuk afroni në PD të rinj, pavarësisht se jemi parti konservatore, ne kemi aq të rinj sa mundemi të bëjmë dhe një qeveri, ne si shkodranë, jo se kanë qenë ndonjëherë në qeveri. Nëse keni për të pas një qasje të mirë me rininë hapat kanë me kenë të sigurt”, u shpreh drejtoresha e Teatrit Migjeni.

Aktorja ka përmendur më tej shqetësimin e pagave për artistët dhe rrëfeu se me skandalin e publikimit të rrogave të shqiptarëve, vajza i kishte thënë nuk ke turp që rri gjithë ditën në Teatër për 500 mijë lekë”. Aktorja se të rinjtë për shkak të pagave të ulëta po shtyjnë dhe planet për martesë.

“Meqë kanë dalë këto rrogat. Na vjen pak sa marre sepse vajza ime kur e pa se sa e kisha rrogën unë, më tha nanë pash Zotin a të vjen marre që rrin tanë ditën në teatër dhe e ke rrogën 500 mijë lekë?! Ne i kemi rrogat më të ulëta se mësuesit, por ndihena mësues shumë ma të randësishëm se mësuesit. Sepse në fund të fundit ne edukojmë jo një brez, por disa. Nuk e di se si do të zgjidhet kjo punë. Kryetarja ka tentuar, ka bërë një shkallë krejt të vogël…Nja to rroga sepse ne jena vërtetë për bukë. Unë munem mos me fol krejt për veti, se them dritë paçin ata që na i kanë lanë, po ky nuk martohet, ky tjetri nuk ka prapë lekë me u martu. Nuk kanë lekë, janë rrogat shumë të vogla, duhet me e mëndur vërtetë mirë këtë punë sepse është e rëndësishme”, tha aktorja e njohur

“Ke të drejtë për rrogat, më vjen shumë keq se është verbëri burokratësh. Në një nga vendimet e rëndësishme të qeverisë së mëparshme ka qenë rritje e ndjeshme në atë kohë e rrogave të artistëve, kjo ka ngelur vetëm në institucionet e Tiranës. Bashkia do marrë masat e veta por nesër PD në pushtet do i japë zgjidhje shumë të qartë e të mirë këtij problemi”, i ktheu përgjigje Berisha.