Kujdes nga mesazhet që ju dhurojne shuma të majme parash, ja cfare duhet te beni menjehere

264
1

Dhjetra e qindra shqiptarë kanë marrë në adresat e tyre të postës elektronike një mesazh që mbërrin nga adresa të ndryshme, por me të njëjtën përmbajtje.

Në këtë mesazh dërguesi e njeh “prene” me prejardhjen e tij/saj dhe pasi i thotë se sa i/e njohur dhe e pasur është i thotë se i “ka mbetur pak muaj jetë për shkak të një ka nceri akut dhe se dëshiron që të dhurojë pasurinë e vet”.

Mesazhi mbyllet me fjalinë ku personave që u është dërguar u kërkohet që ta kontaktojnë në një adresë e-mail të caktuar për t’u njohur më shumë dhe për të mësuar më shumë mbi mundësitë si të përfitojnë nga kjo “dhuratë”.

Gazeta Shqip ka mësuar nga burime të saj në Policinë e Shtetit se bëhet fjalë për një mesazh kryekëput mashtrues.

“Nëse u kthehet përgjigje këtyre personave, atëherë ata do të të kërkojnë adresë e-mail dhe të dhëna të tjera delikate që mund të përdoren për t’ju mashtruar. Do të përpiqen që të nxjerrin sa më shumë informacion të vlefshëm prej jush”, thonë burimet.

Burimet konfirmojnë se janë në dijeni të këtij fenomeni, por që në shumë raste janë të vështirë që të kapet në kohë për shkak të mungesës së njohurive kompjuterike e teknologjike të “viktimave” që u besojnë të tilla mesazheve.

Faksimile
e mesazhit “peshkues” të marrë nga një qytetar

Një person me njohuri relativisht të mira në anglisht, e kupton që mesazhi nuk është korrekt, të paktën nga ana gjuhësore.

Si shembull, në të thuhet: “My names are Mrs Greeta Georgette Rolandon…”. Nga emri kuptohet se bëhet fjalë për një person, por “names” dhe “are” janë në numrin shumës.

“Kjo tregon se personi apo personat dërgues të këtij mesazhi nuk janë anglishtfolës”, thonë për gazetën “Shqip” burime nga Policia e Shtetit.

Këshilla që u jepet qytetarëve në të tilla rrethana është që të tregohen dyshues për çdo mesazh që marrin në postën elektronike, aplikacione, apo rrjetet sociale nga personat që nuk i njohin.

“Sidomos për mesazhet që ju premtojnë përfitime të majme financiare, për të cilat mjafton që t’i kontaktosh”, thonë burimet e gazetës “Shqip”.

1 COMMENT

  1. Para disa ditesh me derguan nje mesazh te ketille ne gmail dhe une ua ktheva me foto nudo te disa femrave duke i pyetur per shendetesine falas do me jepni parate tuaja? Ne kemi pune por nuk kemi punetore profesionista. Kete jave do kemi edhe Formula 1 .Pas ketij mesazhi nuk me kane kontaktuar me.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.