Kujdes me pikët e patentës/ 1 mijë shoferë u ritestuan pas heqjes së patentës, nuk do ta besoni sa e morën atë

289
0

Nga 1093 ri-regjistrime pas humbjes së të gjitha pikëve të lejes së drejtimit, vetëm 138 persona e kanë rifituar gjatë periudhës Qershor 2022- Prill 2024.

DPSHTRR-ja bëri të ditur se, nga 1093 riregjistrime në autoshkolla vetëm 12.6% prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njoftoi sot se  apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve se “s’ka shpëtim përveç riedukimit për ata që ne i konsiderojmë kontingjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë”.

Sipas DPSHTRR, në seancën e fundit të zhvilluar, nga 40 riregjistrime, u paraqitën 20 kandidatë, ku vetëm 4 prej tyre rezultuan fitues.

DPSHTRR u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë normat e qarkullimit rrugor, sepse nëse do t’i humbnin të gjitha pikët, do të rikthehen në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitojnë patentën vetëm nëse nuk kanë mbi 3 gabime në pyetësorin e Normave të Sjelljes me 30 fjali, si edhe nëse kalojnë në testin e praktikës, të dyja testet nën e-monitorim