Kujdes! Këto aplikacione mund t’ju vjedhin të dhënat/ Nëse i keni shkarkuar në celular, fshijini tani

Shumë aplikacione në Play Store ofrojnë filtra që ndryshojnë fotot tuaja duke aplikuar efekte të ndryshme.

Sidoqoftë, disa prej tyre shoqërohen gjithashtu nga malware (programe të dëmshme), duke bërë që jo vetëm të keni tepër reklama në telefon, por gjithashtu mund të vjedhin edhe të dhënat personale të përdoruesit. Cybernews ka krijuar një listë të aplikacioneve, të cilat duhet t’i hiqni menjëherë nëse i keni të instaluara.

Njëra prej këtyre aplikacioneve, e cila është instaluar në mbi 500,000 pajisje, mund të marrë të drejta për të përdorur kamerën selfie pa pëlqimin e përdoruesit. Kjo është një aparat fotografik i bukurisë nga aplikacioni Phila AppStore dhe shfaq reklama edhe kur përdoruesi zgjedh të shfletojë ekranin kryesor të telefonit të tij celular.

Cybernews zbuloi se këto aplikacione në tërësi janë instaluar më shumë se 1.39 milion herë. Vlen të përmendet se njëra prej këtyre aplikacioneve kërkonte leje të përdoruesit për mbi 40 kategori, të tilla si aksesi GPS.

Shpërndarja falas e këtyre aplikacioneve i bën ata joshëse, kështu që përdoruesit që nuk janë të njohur me to mund të jenë subjekt i mashtrimit.

Këtu është një listë e 30 aplikacioneve që nuk duhet të instaloni:

1. BeautyPlus – Easy Photo Editor & Selfie Camera

2. BeautyCam

3. Beauty Camera – Selfie Camera

4. Selfie Camera – Beauty Camera & Photo Editor

5. Beauty Camera Plus – Sweet Camera & Makeup Photo

6. Beauty Camera – Selfie Camera & Photo Editor

7. YouCam Perfect – Best Selfie Camera & Photo Editor

8. Sweet Snap – Beauty Selfie Camera & Face Filter

9. Sweet Selfie Snap – Sweet Camera & Beauty Cam Snap

10. Beauty Camera – Selfie Camera with Photo Editor

11. Beauty Camera – Best Selfie Camera & Photo Editor

12. B612 – Beauty & Filter Camera

13. Face Makeup Camera & Beauty Photo Makeup Editor

14. Sweet Selfie – Selfie Camera & Makeup Photo Editor

15. Selfie camera – Beauty Camera & Makeup camera

16. YouCam Perfect – Best Photo Editor & Selfie Camera

17. Beauty Camera Makeup Face Selfie, Photo Editor

18. Selfie Camera – Beauty Camera

19. Z Beauty Camera

20. HD Camera Selfie Beauty Camera

21. Candy Camera – selfie, beauty camera & photo editor

22. Makeup Camera-Selfie Beauty Filter Photo Editor

23. Beauty Selfie Plus – Sweet Camera Wonder HD Camera

24. Selfie Camera – Beauty Camera & AR Stickers

25. Pretty Makeup, Beauty Photo Editor & Selfie Camera

26. Beauty Camera

27. Bestie – Camera360 Beauty Cam

28. Photo Editor – Beauty Camera

29. Beauty Makeup, Selfie Camera Effects & Photo Editor

30. Selfie cam – Bestie Makeup Beauty Camera & Filters

Së fundmi, Cyberneës vëren se tre zhvillues të dyshimtë të aplikacioneve janë me qendër në Kinë. Aplikimet, të cilat mund të lidhen me ato që kanë malëare janë Coocent, Kamera KX Team dhe Dreams Room. Shihni fotot më poshtë për aplikacionet e dyshimta.

- Advertisement -

Bimby TM7: Robot i Ri i Kuzhinës që Zëvendëson Më Shumë se 20 Pajisje

Bimby TM7 është versioni më i fundit i robotit të njohur të kuzhinës, i dizajnuar për të thjeshtuar gatimin në mënyrë inteligjente dhe efikase....

Risia në WhatsApp, vjen veçoria e re që të gjithë mezi e PRISNIT!

Whatsapp njoftoi se po shfaqte një veçori draft mesazhesh për iOS që do të jetë e disponueshme për përdorim gjatë javëve të ardhshme. Funksioni...

Ne Suedi u thonë JO tabletave dhe kompjuterave nëpër shkolla, “Nxënësit kanë nevojë që të..”

Disa shkolla në Suedi po kufizojnë përdorimin e kompjuterave dhe pajisjeve të tjera elektronike nëpër klasa, pasi mësuesit druhen se këto pajisje po dëmtojnë...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.