Kufizimet e lëvizjes brenda vendit, njoftohet ndryshim i fundit

571
0

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se është bërë një ndryshim në urdhrin “për kufizimin e lëvizjes brenda vendit”.

Bazuar në ligjin ,  “Për parandalimin   dhe   luftimin   e   infeksioneve   dhe sëmundjeve  infektive”,  sipas  udhëzimeve  të Institutit të Shëndetit Publik, në zbatim të vendimit të  Komitetit  të  Përkohshëm  për  Infeksionin  e Përhapur  nga  Coronavirus  i  ri , është ndryshuar togfjalëshi “deri në datë 9.11.2021” dhe zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datë 23.11.2021”.

Ky  urdhër  hyn  në  fuqi  menjëherë  dhe  botohet në Fletoren Zyrtare.