500 miliardë dollarë do t’u shpërndahen ‘cash’ familjeve, kryeministri mban premtimin, paketa rekord e stimulimit Covid nga qeveria japoneze

52
0

Një plan stimulues ishte premtuar me heret nga kryeministri Fumio Kishida gjatë fushatës së tij zgjedhore.

Qeveria japoneze ka miratuar një paketë rekord stimulimi Covid prej gati 500 miliardë dollarësh – duke përfshirë shpërndarjen direkte të parave për familjet.

Një plan stimulues u premtua nga kryeministri i vendit Fumio Kishida gjatë fushatës së tij zgjedhore muajin e kaluar, por ky është më i madh nga sa kishin parashikuar shumë.

Shumica e familjeve me fëmijë nën 18 vjeç pritet të marrin rreth 900 dollarë për fëmijë.

Mendohet gjithashtu të ketë mbështetje për bizneset e goditura rëndë nga pandemia, më shumë para për spitalet dhe rritje të pagave për infermierët dhe punonjësit e kujdesit. BBC