Rezarta Shkurta kohët e fundit ka zgjeruar aktivitetin e saj të studios së fotografive. Mësohet se Rezarta ka hapur një degë të biznesit të saj edhe në Kosovë.
Kjo gjë ka rënë edhe në sy të ndjekësve të saj në Instagram, të cilët nuk kanë hezituar ta pyesin se ku i ka gjetur paratë për të hapur biznesin.
“Me çfarë lekësh e ke hapur kompaninë”,-pyet ndjekësi Rezartën.
“Një gjë është e sigurtë, jo me lekët e tua. Për të gjithë ata që kanë pyetje tendencioze si e juaja, është e vetmja punë që s’kushton shumë ta hapësh, por ta mbash, dhe për t’u mbajtur, do talent që ta jep vetëm zoti.”-shkruan Rezarta.
Kujtojmë se ish Misi ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes për shkak se partneri i saj, Ermal Hoxha, nipi i dikatorit Enver Hoxha ishte i përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme.