Ku e sheh veten pas dy dekadash? Rama habit me pergjigjen: Kam dëshirë të..

96
0

Edi Rama nuk ka ndryshuar plane për të ardhmen e tij. Pasi të mbyllë ciklin politik ka vendosur që të jetojë në fshat me njerëzit që do.

Edi Rama: Pas dy dekadash e kam thënë. E shoh veten shumë thjeshtë në katund duke u marrë me shijen e të parit e të dëgjuarit e të folurit, të krijuarit të gjërave përmes të folurit, të dëgjuarit. Dua të jem një katundar pa pretendime i pabezdisshëm dhe i padukshëm, por thjesht i gatshëm për ata që kam dëshirë të takoj dhe kanë dëshirë të më takojnë. Është një lloj përgatitjeje për tu ndarë me këtë jetë. Edhe varrezat i kam afër aty.

Teksa politika shijon diellin e fundjavës,  e shtuna e gjen Kryeministrin  ne studio, në rolin e moderatorit në podcastin e tij. Këngëtari Alban Skenderaj ishte i ftuari i radhës i cili kujtoi se si Top Channel i hapi dyert dhe bëri që ai të niste karrierën në Shqipëri.

Alban Skënderaj: Në Top Channel reaguan shume mirë, morën në telefon menjëherë. U kishte pëlqyer kënga. Mbaj mend Dritan Hoxha, kishte një dashuri të jashtëzakonshme për atë këngë u fiksua keq dhe ai me intuitë ka qenë gjithmonë i jashtëzakonshëm në shume fusha dhe jo vetëm muzikë dhe unë erdha si një  i huaj në vendin tim, këndova këngën e parë “Vetëm ty” dhe ajo këngë bëri një sukses të jashtëzakonshëm  brenda pak ditësh.