E trishtë! Gjendet e e vetëvarur vajza 17 vjeçe, ja cfarë njoftoi policia..

13648
0

Një 17-vjeçare është gjetur e vetëvarur nga familjarët në fshatin Suk të Roskovecit.

Sipas policisë, më datë 25.05.2024, rreth orës 12:15, në fshatin Suk, Roskovec, është gjetur nga familjarët e saj, e pajetë, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 17 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetase, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nuk dihet ende shkaku që e çoi të renë drejt aktit ekstrem, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.