Kthyen mbrapsh në doganë, ambasada Greke sqaron qytetarët: Në Kapshticë do lejohen vetëm..

1319
0

Ambasada greke ka njoftuar ndryshimin e masave mbi lëvizjen në kufirin me Shqipërinë.

Ambasada shkruan se nga sot do të hiqen masat kufizuese, teksa shprehet se qytetarët duhet të kenë një certifikatë vaksinimi, apo test PCR  ose certifikatë se dikush e ka kaluar sëmundjen Covid në 2-9 muajt e fundit.

Sakaq sqaron se në doganën e Kapshticës kalojnë vetëm puntorët sezonal dhe kuata në këtë doganë është 400.

Njoftimi i ambasadës:

Qe prej dites se sotme, hiqen masat kufizuese per hyrjet nga Shqiperia per ne Greqi. Per kalimin e kufirit kerkohet PLF e vlefshme dhe certifikate vaksinimi nga nje subjekt publik ose test PCR negativ te 72 oreve te fundit apo rapid test te 48 oreve te fundit ose test pozitiv / certifikate se dikush e ka kaluar semundjen Covid ne 2-9 muajt e fundit.

Per kufijte tokesore jane ne fuqi keto masa:

Kakavia: Orari 06.00-18.00 sipas ores lokale dhe deri ne 1500 PLF

Mavromati (Qafe Bote): orari 07.00-15.00 sipas ores lokale dhe deri 250 PLF

Kristallopigji (Kapshtice): vetem per punetore dhe deri 400 PLF